Flash News

Ditari i Opozitës

Basha sulmon Berishën, Metën dhe Ramën: Më 8 janar u kalua vija e kuqe. Politika nuk i takon 3 dinozaurëve të tranzicionit

Basha sulmon Berishën, Metën dhe Ramën: Më 8 janar u kalua

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar me sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, ish-liderit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta, ku përveç etiketimit "Trekendëshi i Bermudës", sot iu drejtua si "3 dinozaurët e tranzicionit".

Nga Fieri, ku zhvilloi një takim me demokratët, Basha tha se Berisha, Rama dhe Meta nuk e duan vettingun në politikë.

Lulzim Basha tha sot se me vettigun e politikanëve do t'i jepet fund dominimit të asaj që ai e quajti ' 3 dinozaurët e tranzicionit', duke iu referuar Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës.  

"Të hapim një faqe që duhet të ishte hapur dekada më parë, atë të pluralizmit të vërtetë. Shqipëria dhe politika e shqiptarëve nuk i takojnë më tre dinozaurëve të tranzicionit. Dhe për këtë duhet të bëjmë sa më parë vettingun e politikanëve. Secili prej brinjëve të 'Trëkëndëshit të Bermudës' ka arsyet e veta se pse nuk e do vettingun. Kjo do ta ndajë thashethemin nga e vërteta", tha Basha.

Ky i fundit deklaroi se Berisha shkeli vijën e kuqe më 8 janar. Kujtojmë se pas protestës së një jave më parë, Basha mori vendime të forta si përjashtime, pezullime dhe ndryshime në strukturat e Partisë Demokratike.

"T'i thërriste mendve të kokës dhe të mos vendoste interesat e veta mbi interesat e demokratëve. Më 8 janar në kundërshtim me thirrjet tona u kalua një vijë e kuqe që na ndan dhe që duhet të na ndajë një herë e përgjithmonë. Dhuna nuk është mjet i demokratëve", shtoi Basha.

 

Të fundit