Flash News

Ditari i Opozitës

Basha sulmon mediat: Një pjesë janë varur nga oligarkia, janë për bukën e gojës

Basha sulmon mediat: Një pjesë janë varur nga oligarkia,

Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj mediave, pasi sipas tij një pjesë e tyre janë të varur nga oligarkët.

I pyetur nëse është stresuar këto tre muaj nga ish kryeministri Sali Berisha, pasi e cilësoi lëvizjen e tij një ‘telenovelë turke që streson njerëzit’, Basha tha se nuk e ka lejuar të bëjë 100% punën e tij si kryetar partie.

Më ka stresuar që nuk arrij të bëjë 100% punën time se mbroj PD nga një njeri që nuk e vë askënd dhe asgjë para vetes tij. Më ka thënë vetë nuk vë askënd para vetes time.

Energjitë e mia duhej të ishin me Ramën, protesta. Ka 3 muaj që Rama bredh i qetë me tubin e oksigjenit me vete, financon arenën e hajnisë, skenografinë që i erdhi nga Italia nga një kompania me bashkëpronar të shoqin e Blerina Gjylametit.

Një pjesë e mediave janë pjesë e atij konglomerati, janë të varur nga oligarkia, ju jepen mediave të mos dalin të vërteta. Dy javë më parë i tha Alibejat deri më 11 do jesh kryetar komisioni hetimor. I shoqi është aksioner në një kompani të lidhur me Klan kanë sjellë një skenografi Italia që kushton një zot e di sa lekë. Ato lekë iu merren shqiptarëve. Ja ku e ke trekëndëshin e Bermudeve”, tha Basha.

Ai tha se gazetarët janë për bukën e gojës dhe skllevër të pronarëve. Deklarata e Bashës solli reagimin e gazetarëve të cilët e quajtën të papranueshme etiketimin, duke i kërkuar që të tërheqë fyerjet. 

 

 

Të fundit