Flash News

Ditari i Opozitës

Basha nga Kuvendi: Drejtësia e re ka dhënë garanci që s'do të prekë 'trekëndëshin e Bermudës'

Basha nga Kuvendi: Drejtësia e re ka dhënë garanci që

Kryedemokrati Lulzim Basha ka 'sulmuar' sërish ish-kryeministrin Sali Berisha, presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Ai ka deklaruar nga Kuvendi se "trekëndëshi i Bermudës" ka ndërtuar Reformën në Drejtësi me individë që japin garanci se njerëzit e tyre nuk do të preken.

Referuar arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, Basha ka kërkuar dhe vënien para drejtësisë së zyrtarëve të tjerë të qeverisë. Ai ka thënë se 17 vendime brenda një ditë nuk mund të merreshin pa miratimin e kryeministrit Edi Rama.

“Sot është vendi dhe koha për të thënë se hapi i parë i ndërmarrë me arrestimin e një prej ministrave mund të jetë një dritë shpresë, që një nga kolonat të shoqërisë të rindërtohet.

Për më shumë se 5 vite Rama dhe trekëndëshi i Bermudës janë përpjekur të ndërtojnë reformën në drejtësi, me njerëz që japin garanci që nuk do preken trekëndëshi i Bermudës, me gjyqe si ai i Saimir Tahiri,  me të pandehur që sot janë në arrati dhe me një kokë turko që për ironi e ka mbiemrin koka, por në fakt është bishti, sepse koka është prapa meje.

Në asnjë vend normal, edhe qytetari më i thjeshtë i Afrikës e kupton që 17 vendime brenda ditës nuk kanë si të ndodhin nëse koka është koka që është në pranga dhe jo ky që është prapa meje”, deklaroi Basha.

 

 

 

Të fundit