Flash News

Ditari i Opozitës

Basha sulmon treshen Rama-Meta-Berisha nga Korça: Kanë 30 vite që nuk lëshojnë karriget

Basha sulmon treshen Rama-Meta-Berisha nga Korça: Kanë 30 vite

Kreu i PD, Lulzim Basha ka sulmuar treshen Rama-Meta-Berisha gjatë një takimi që zhvilloi me demokratët në Korçë.

Sipas Bashës, këta tre politikanë kanë 30 vjet që nuk lëshojnë karrigen e pushtetit.  

Jemi në borxh, kemi bërë gabime dhe ne si PD. Këtu është vendi për të thënë në mes të kësaj qytetarie, kjo qytetari që më ka mikpritur, të gjitha vijnë si pasojë e shfytyrimit të politikës.

Një politikë që ka humbur ndjeshmërinë ndaj njerëzve, ka humbur fytyrën njerëzore. Ka një garë të shfrenuar për protagonizëm. Për 3 njerëz që kanë 30 vjet që nuk i ndahen karrigeve të pushtetit. Janë kthyer 3 aktorë të një filmi tragjedi-komedi. Pse bëhet gjithë ky teatër, aty qeshin aty qajnë, aty lavdërojnë aty shajnë, aty godasin, aty shkelin syrin njëri-tjetrit.

Pse bëhet gjithë ky teatër për të maskuar një tjetër dramë të madhe që është produkt i politikës që ka humbur fytyrën njerëzore, që janë institucionet e kapura. Përvetësimi i pushtetit, shtimi dhe ruajtja e pasurive të vëna në mënyrë korruptive, këto kanë sjellë asgjësimin e institucioneve të vendit. Sa prej jush nuk dinë më ku ta qajnë hallin.

Duhet të pastrohet politika, veting i politikanëve, largim nga politika të atyre që nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre apo të familjarëve. ” – tha Basha nga Korça.

Të fundit