All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Basha pas Këshillit Kombëtar: Paltformë për ndryshime kushtetuese që reformojnë ndarjen territoriale dhe pushtetin vendor

Basha pas Këshillit Kombëtar: Paltformë për ndryshime
Lulzim Basha gjate mbledhjes së Këshillit Kombëtar
All - Paragraf - 1

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Në një status në rrjetet sociale, Basha shkruan se me zgjedhjen e Kryesisë së re dhe ekipit të ri të PD do ndërtohet një Platformë Qytetare për Demokracinë, për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, përmirësojnë përfaqësimin politik, reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.

All - Paragraf - 3

E sotmja është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike. Demokratet dhe demokratët i dhanë besimin Kryesisë dhe ekipit të ri për të çuar përpara një sfidë që nuk është thjesht partiake, por kombëtare, atë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend.

Hapja dhe bashkëpunimi i Partisë Demokratike me shoqërinë do të jenë në qendër të reformimit tonë të brendshëm dhe bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, do të ndërtojmë një Platformë Qytetare për Demokracinë, për zgjedhje të lira, për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.

Vetëm kështu mund t’i japim fund kapjes së shtetit dhe sundimit të kësaj pakice të korruptuar e ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm për familjet shqiptare”, shkruan Basha.

 

Të fundit