Flash News

Ditari i Opozitës

Basha pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve: Me 25 prill Shqipëria fiton

Basha pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve: Me 25 prill Shqipëria fiton

Sot në mbrëmje është zhvilluar takimi i parë i Bashës me drejtuesit e qarqeve, të emëruar për të drejtuar fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.

Nga detajet e para të raportuara prej mediave televizive, Basha ka dhënë disa porosi, ku ndër të tjera është se drejtuesit duhet të jenë në terren, të flasin me qytetarët në zona.

"Të gjitha problemet, i njohim prej kohësh. Pushteti qendror, pushteti lokal, bashkimi i kontingjentit kriminal, investimi i parasë së pisët, presionet ndaj njerëzve. Por këtu ku jemi sot, të gjitha shanset janë për një fitore të thellë të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar. Këto zgjedhje, siç tregojnë të gjithë indikatorët, objektivat janë në dorën tonë. Pavarësisht të gjithëçkaje tjetër duket sikur është në dorën e kundërshtarit. Rezultati i këtyre zgjedhjeve varet krejtësisht nga ne dhe nga puna jonë. Që do të thotë, që me një përkushtim maksimal me dhe një angazhimi total të burimeve njerëzore, të strukturave, të influencuesve tanë, simpatizantëve, të gjithë grupeve, pa pikë diskutimi 25 prilli është dita e fitores tonë,"- mësohet të ketë thënë Basha.

Vetë Basha, ka postuar një foto pas mbledhjes me drejtuesit politikë, ku shkruan:

Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. Me 25 prill Shqipëria Fiton!

Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. Me 25 prill Shqipëria Fiton! ????????✌️

Posted by Lulzim Basha on Sunday, February 7, 2021

 

Të fundit