Flash News

Ditari i Opozitës

Basha pas takimit me qytetarët që kanë kaluar Covid-19: Rama lan duart me statistika të rreme, ai ka para vetëm për oligarkët

Basha pas takimit me qytetarët që kanë kaluar Covid-19: Rama lan

Kreu i PD, Lulzim Basha pas një takimi me qytetarë të prekur nga Covid-19 ka akuzuar kryeministrin Rama për mungesën e mbështetjes dhe ndihmës për pacientët dhe shqiptarët.

Përmes një statusi në Facebook, Basha shkruan se kryeministri Rama lan duart me statistika të rreme pasi  qeveria e tij nuk ka para për shëndetësinë, por vetëm për oligarkët.

Ndër të tjera, lideri i opozitës shkruan se së bashku shqiptarët do ta mposhtin Covid-19 dhe do të kthejnë shpresën e shqiptarëve tek e ardhmja.

Statusi i plotë:

Gjatë takimit me në grup qytetarësh dëgjova rrëfimet e përballjes së tyre me COVID-19.

Si Muharremi, Amarda, Aldi, Fahrija apo Xhemilja janë dhe shumë shqiptarë të tjerë që u mohohet ose u vonohet testimi, u jepen tepër vonë përgjigjet, duke i dhënë kohë sëmundjes të përparojë me pasoja fatale për shëndetin. Të gjithë qytetarët e infektuar, pa dallim i blejnë vetë barnat, që i kalojnë disa herë të ardhurat mujore të familjeve të tyre.
Spitalet janë plot, mjekët dhe infermierët të paktë, të stërlodhur dhe të pambrojtur, pajisjet dhe medikametet të pamjaftueshëm.
Edi Rama lan duart me statistika të rreme. Për shëndetësinë, qeveria e tij s’ka para. Për shqiptarët, ajo s’ka asnjë ndihmë, asnjë mbështetje. Për oligarkët dhe mafian e plehrave, paratë e buxhetit nuk mbarojnë.
800 milionë lekë i dha vetëm këtë javë nga buxheti inceneratorit të Elbasanit. 120 milionë euro ka ndarë Edi Rama për PPP-të në buxhetin e vitit tjetër. Asnjë lek për pandeminë.
Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me COVID që kurohen në shtëpi.
Bashkë do ta mposhtim këtë të keqe, shërojmë Shqipërinë e do ta kthejmë shpresën e shqiptarëve tek e ardhmja.

Të fundit