Flash News

Ditari i Opozitës

Basha pas vizitës në Berat: Shqipëria pret ndryshimin e madh, këto zgjedhje nuk janë për Ramën apo për mua

Basha pas vizitës në Berat: Shqipëria pret ndryshimin e madh,
Basha me qytetarët në Berat

Pas vizitës në Berat, ku u takua me qytetarë dhe biznese, kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në 'Facebook'.

Ai flet për entuziazmin e tyre, ndërsa shkruan se "beratasit janë të bindur tashmë se koha e Ramës ka kaluar. Në 8 vite ai vetëm e rrënoi Shqipërinë. Berati si e gjithë Shqipëria pret me padurim ndryshimin e madh".

Basha ka shprehur bindjen se do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa thekson se beteja nuk është për të apo për kryeministrin Edi Rama, por për shqiptarët.

Gjatë ditës së sotme, ai ishte për një vizitë në Berat, ndërsa u takua me të rinj, të moshuar dhe biznese, ku u njoh nga afër me shqetësimet e tyre dhe u prezantoi programin e PD në kuadër të zgjedhjeve.

 

Të fundit