Flash News

Ditari i Opozitës

Basha pas vizitës në Slloveni e Kroaci: Mora mbështetjen, Shqipëria duhet të ecë e sigurt drejt BE-së

Basha pas vizitës në Slloveni e Kroaci: Mora mbështetjen,
Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte për një vizitë në Slloveni dhe Kroaci. Përmes një videoje të publikuar në Facebook, kryedemokrati bën me dije se nga takimet me kryeministrat e dy vendeve, ka marrë mbështetje dhe siguri për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve si në fushën ekonomike dhe në diplomaci.

Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka larguar Shqipërinë nga integrimi europian, ndërsa thotë se do t'i korrigjojë të gjitha "gabimet" e qeverisë aktuale, nëse vjen në pushtet pas 25 prillit.

"Ashtu siç e anëtarësova Shqipërinë në NATO, ashtu siç liberalizova vizat, jam i sigurt se të gjithë së bashku do ta integrojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian", thekson Basha.

Të fundit