Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Basha për "25 prillin": Nuk kishim asnjë dyshim se po futeshim në një betejë të pabarabartë, por patëm shpresë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është ndalur sot në qarkun e Dibrës në turin që ka nisur për zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike për zgjedhjen e kryetarit.
Gjatë fjalës së tij në takimin me strukturat demokrate, Basha tha se nuk kishin asnjë dyshim që po futeshim në një betejë të pabarabartë, duke iu referuar zgjedhjeve të 25 prillit, por tha se patën të njëjtën shpresë se do ta mundte regjimin njësoj si në vitin 1991. Basha shtoi më tej se shteti i bëri njësh me partinë dhe krimin mori format më të ashpra për të na goditur. Prandaj 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë.
Kryedemokrati theksoi se zgjedhjet brenda partisë duhet të shërbejnë për t’u bërë më të bashkuar, e të gjithë së bashku të ndjekin aksionin opozitar, për të kaluar të keqen, që sipas tij është qëndrimi në pushtet i kryeministrit Edi Rama.
Fjala e plotë e Lulzim Bashës në Dibër:
Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra. Mirë se ju gjej themelues të Partisë Demokratike të degës së Dibrës, qëndërestarë, intelektualë, drejtues të strukturave të partisë, forumit rinor, Lidhjes Demokratike të Gruas, zoti kryetar i degës, zoti drejtues politik, kandidatë për deputetë të Dibrës dhe të gjithë qarkut të Dibrës, të rinj dhe të reja, vëllezër dhe motra është nder dhe kënaqësi të ndodhem sot në mesin tuaj pavarësisht se jo në rrethanat që ma kishte dashur zemra për sa i përket asaj që shqiptarët donin, shpresonin dhe për të cilën investuan fuqimisht në 25 prill.
Por kjo nuk ka ndodhur për fajin tuaj, as për fajin e demokratëve, as për fajin e shqiptarëve. Ju e dini më mirë se çdokush se masakra zgjedhore e 25 prillit ishte produkt i një makinerie veprimi i së cilës nisi këtu në Dibër në shtatorin e vitit 2016, u shtri anë e mbanë vendit në qershorin e vitit 2017 dhe mori formën më të egër që ka njohur në 30 vite pluralizëm në masakrën zgjedhore të 25 prillit.
Ne e dinim që po futeshim në një betejë të pabarabartë dhe për këtë nuk kishim asnjë fije dyshimi, një një betejë që s’kishte lidhje me rregullat normale të demokracisë. Por fakti është që ne u futëm apo kështu me besimin e madh se mobilizimi i strukturave tona, ase bashkimi rreth vlerave tona do të të frymëzonte një dallgë të ndryshimit të shqiptarëve që do ta mundte regjimin njësoj si në vitin 1991 patëm të njëjtën shpresë.
Sepse fakti është vëllezër dhe motra se ne u futëm në betejë pak a shumë si në 91-shin pa asnjë pushtet përveç pushtetit moral, por vetëm me kauzën e qytetarëve me dëshirën dhe shpresën e tyre për ndryshim për ballë një makinerie shtetërore të bërë njësh me krimin dhe oligarkinë e cila e derdhi lumë paranë e korrupsionit të drogës, të krimit dhe të fondeve buxhetore në të gjitha format dhe mënyrat.
Ju e dini se për çfarë po flas. E njihni po aq mirë arsenalin e poshtërsive që është derdhur, madje e njihni më mirë se disa që e komentojnë cektësisht dhe mendjelehtësisht nga Tirana masakrën zgjedhore të 25 prillit.
Sepse këtu larg syve përtacë të disave në Tiranë, shteti i bëri njësh me partinë, shteti i bërë njësh me krimin dhe oligarkinë merr forma edhe më të ashpra edhe më të dukshme duke mos i konsideruar si kundërshtarë politikë, si normalitet i pluralizmit, por si armiq, armiq për t’i përjashtuar, armiq për t’i hequr nga puna, armiq për t’i gjobitur, armiq për t’i goditur ju dhe familjet tuaja nga realiteti i dhimbshëm që gjithësecili prej jush e njeh fare mirë.
Prandaj nuk do të lodhemi së thëni se 25 prilli nuk ishte asnjë lidhje me demokracinë.
Demokraci në një sistem politik që për shumëkënd mund të thotë vetëm një fjalë, demokraci, por jo për ne, jo për partinë demokratike.
E them këtë sepse shoh këtu themeluesit e Partisë Demokratike të cilët e kanë njohur dhe e kanë dashur vibrimin e demokracisë së vërtetë kur kemi dalë në sheshe e në rrugë për ta kërkuar. Kemi dashur pluralizmin të mishëronte sistemin politik të dëshiruar e mohuar për 5 dekada diktaturë dhe ky sistem politik erdhi si një rreze shprese falë investimit të Partisë Demokratike, falë investimit të themeluesve dhe qëndërestarëve që janë sot në mesin tonë të cilëve duhet t’ju jemi përjetë mirënjohës, ne brezi i ri e në veçanti forumi rinor, të rinjtë e Partisë Demokratike për sakrificat 30-vjeçare.
Falë tyre e dimë se çfarë do të thotë një qeveri e njerëzve nga njerëzit dhe për njerëzit sikundër e dimë se çfarë do të thotë një qeveri e krimit nga krimi dhe për krimin.
E kemi parë me sytë tanë se çfarë arrin të bëjë një shtet një shoqëri, një komb kur udhëhiqet nga ato parime që ne i sollëm në jetë qoftë në ekonomi, qoftë të infrastrukturë, qoftë në integrime nga futja në NATO, dhe heqjen e vizave, nga afrimi me Bashkimin Europian janë të gjitha arritje të këtyre vlerave që bashkë i ndajmë ne në familjen tonë politike, vlera të demokracisë së vërtetë e parandaj mbajtën vulën tuaj, vulën e demokratëve shqiptarë, vulën e Partisë Demokratike siç do arritje tjetër madhore në këto 30-vjet.
Dhe sot pas 30 vitesh kemi arritur në një stacion kritik për vendin.
Është në rrezik sepse themeli i këtij sistemi janë zgjedhjet dhe mbi to ngrihet gjithçka, ngrihet legjitimiteti i parlamentit, i qeverisë, instuticioneve të tjera.
Është në rrezik dyfish sepse në këto zgjedhje vendi nuk kishte asnjë insituticion të vërtetë të pakapur dhe insituticioni i vetëm që kishte mbetur ishte instuticioni i zgjedhjeve.
Është në rrezik sepse zgjedhje si ato të shtatorin të 2016-ës apo 2017-ës apo masakra zgjedhore e 25 prillit mohojnë të drejtën themelore të qytetarëve të zgjedhë një qeveri, atëherë pushteti s’i takon më njerëzve, s’i takon më popullit, s’i takon më qytetarëve dhe vendi kthehet siç është kthyer këtu në Dibër e anë e mbanë vendit në peng të një pakice, të një pakicë brenda një pakice e cila nuk përfaqëson më interesat e njërzve dhe nuk lufton më për interesat e njërëzve por kthehet në një armike publike të interesave të njerëzve.
Demokratët e Dibrës e dinë fare mirë se ne dolëm në këtë betejë jo me kriminelë, por me njerëz të ndershëm, jo me paratë e korrupsionit dhe të drogës, por me program, me vizion, me zgjidhje.
Si do të përballeshim me këtë regiim? Me te njëjtat mjete? Kush do të fitonte? Do të fitonte Shqipëria nga kjo. A do i duhej Shqipërisë siç e thoshte një mbështetësja jonë, një hajdut më i madh se Edi Rama, një mik më i ngushtë se Tom Doshi, me Qif Rakipin apo me Ymer Lalën.
A do I duhej Shqipërisë zëvendësimi i një pakice plaçkitësish me një pakicë tjetër plaçkitësish. Sigurisht jo. Dhe kjo eshte arsyeja se perse na ndoqën njësoj si në 91.
Ju demokratët e Dibrës e të mbarë Shqipërisë në një betejë të pabarabartë sepse besuam se këtë betejë ne nuk po e bënim as për karrigen time, as për karriget tuaja, por po e bënim për të sjellë ndryshimin që ata e kërkonin, e donin me 25 prill dhe e duan edhe më shumë sot.
E kundërta nëse do dorëzoheshim para këtij regjimi do të kishte vetëm të humbur, të humbur ne, të humbur Shqipëri.
Sepse në fakt pushteti që do të dilte nga bashkëpunimi me bandat nuk do na përkiste ne, do ti përkiste atyre, siç u takon sot atyre, prandaj si qesh buza socialistëve të thjeshtë, i keni parë besoj.
I tillë është pushteti qe vodhi me 25 prill Edi Rama.
Nuk i përket atij, nuk i përket Partisë Socialiste por i përket një konglomerati politiko-kriminalo-oligarkik .
Ju e dini kush janë, ju i keni parë me sytë tuaj makinat që endeshin ditët e fundit për të bërë shpërndarjen e parave, madje keni arritur ti ndalni në disa raste e ti tregoni Dibrës, e mbare Shqipërisë e mbarë botës instrumentin ose një nga instrumentat e masakrës zgjedhore të 25 prillit.
Kjo është diferenca midis nesh dhe këtij regjimi dhe unë nuk do të pranoj kurrë që të zëvendësojmë ca Banda me ca banda të tjera.
Kjo që është rruga më e vështirë e përballjes është rruga e drejtë dhe rruga e vendosur për përmbysjen e regjimit.
Unë e di që ky është edhe vizioni juaj sepse e di që në këtë fushatë ju investuat shpirtin tuaj, askush prej jush nuk shkoi me shuma me lekë me blerë vota, askush prej jush nuk shantazhoi qytetarët për kartat, nuk i kërcënoi për largim nga puna, nuk i premtoi mbjelljen e arës me hashash apo korrjen e hashashit, përkundrazi ata mendojne se do na besonin se jemi vlerat përballë antivlerave, kjo ishte rruga që na bëri më të fortë, na nxorri nga 25 prilli shume më të fortë se nga nje masakre zgjedhore disa fish më të rëndë sesa ajo e Dibrës para atyre katër viteve.
Prandaj këto pikëpamje falë levizjes tuaj, falë vlerave që përfaqësoni ne shënuam një arritje për demokracinë dhe për Shqipërinë. Partia Demokratike u bë edhe më e fortë, më e madhe dhe padiskutim një nga shembujt është Dibra dhe fitorja qe ju shënuat këtu në këtë qark, falë sakrificës, falë punës, falë vlerave, falë bashkëpunimit dibran.
Për këtë sigurisht mirënjohja ime eshte e pakufi, nuk shprehet dot me fjalë, në veçanti duke patur parasysh sakrificën e jashtëzakonshme njerëzore qe i kalon kufinjtë e asaj që do të bëjë një aktivist politik sepse rrebeshi ka rënë mbi ju dhe vazhdon bie mbi ju e mbi familjet tuaja.
, kush mendon se me kaq mbaroi e ka shumë gabim, kush mendon se shqiptarët në Dibër apo anembanë Shqipërisë, kanë ndërmend të ngrenë duart dhe të pranojnë këtë masakër, e ka gabim.
E them këtu, në këtë trevë të bekuar nga Zoti, e cila historikisht ka qenë simboli i qëndresës dhe jo qëndresës së dosidoshme, po qëndresës beteja gjithmonë të pabarabarta. Të pabarabarta, qoftë këto të fundit, qoftë në 50 vite të diktaturës, të parabarabarta në shekuj kundër pushtuesit.
Një trevë e cila njihet për trimërinë, kurajon, mençurinë dhe fisnikërinë që ia ka dalë, siç thonë këngët tona të lashta, “me luftu njëkohësisht me ballin lart e me triumfu mbi disa krajli njërkohësisht”.
Kurrë nuk është dorëzuar dhe kurrë nuk do dorëzohemi përpara një pakice plaçkitësish, të cilët me 25 prill kanë kryer krimin fundor ndaj Dibrës dhe ndaj Shqipërisë. Karakteri juaj është karakteri i Partisë Demokratike, vlerat tuaja janë vlerat e demokratëve anembanë Shqipërisë, kurajo dhe bashkimi që sollën rezultatin në Dibër, janë shembuj për tu ndjekur anembanë Shqipërisë dhe sigurisht duke përfshirë këtu edhe vështrimin introspektiv dhe duke përmirësuar ato gjëra që duhen përmirësuar dhe që i kemi në dorë ne t’i përmirësojmë
Sot, kundërshtari politik, i cili në fakt, është armiku i demokracisë, i Shqipërisë dhe i dibranëve, po mundohet ta fshehë masakrën zgjedhore duke na shtrirë dorën për bashkëpunim, pa vija të kuqe siç thotë, duke hedhur karremin që hajde të ndryshojmë ligjin zgjedhor, pasi ka bërë masakrën zgjedhore.
Pra, duke dashur që në një moment ligështimi, dëshpërimi të qytetarëve, të kompromentojë të vetmen forcë që ai e di, që jo vetëm e ka përballë po që pavarësisht prej masakrës së 25 prillit, jo vetëm nuk u gjunjëzua, po doli më e fortë dhe më e bashkuar nga Dibra, anembanë Shqipërisë. Ndaj, me përgjegjësi dhe me barrë që na kanë ngarkuar shqiptarët, dibranët dhe mbarë shqiptarët për ndryshimin, sot, i vetëdijshëm për arritjet e kësaj beteje të pabarabartë, i vetëdijshëm për fuqinë që kemi projektuar vetëm përmes vlerave tona, dua t’ju them se zgjidhja që unë propozoj dhe me të cilën dua të vazhdoj t’ju ushëheq, nuk është ajo e kompromisit me të keqen por e betejës deri në fund për të çuar në greminë ata që i çuam buzë greminës me 25 prill.
Unë jam këtu për t’ju thënë që rrugë tjetër për Partinë Demokratike, rrugë tjetër për Shqipërinë nuk ka. Bashkë, gjithmonë e më të bashkuar, ta çojnë betejën deri në fund! Këtë betejë ne nuk e nisëm për veten tonë, këtë betejë ne nuk do ta vazhdojmë vetëm për veten tonë. Ne do ta vazhdojmë për të gjithë shqiptarët dhe siç i morëm shqiptarët në kutitë e votimit me 25 prill, ashtu do t’i marrim me vete në këtë betejë sepse fati i Shqipërisë, tashmë varet vetëm nga ne.
Miqtë e mi, kjo është një garë e brendshme, e cila zhvillohet në bazë të rregullave statutore të Partisë Demokratike dhe është një moment i mirëpritur, që bëjmë një diferencë të madhe me kundërshtarin tonë.
Një moment që pavarësisht asaj që thonë kundërshtarët tonë, përsëri na diferencon me ta, janë partia e gojës së mbyllur ndërsa kjo është një parti e hapur, e debatit, e mendimit të lirë dhe padiskutim edhe e garës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38