Flash News

Ditari i Opozitës

Basha për inceneratorët: Kur PD të vijë në pushtet paratë do të gjurmohen kudo që të kenë shkuar dhe do t'u kthehen shqiptarëve

Basha për inceneratorët: Kur PD të vijë në pushtet

Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i PD  foli edhe për konçensionet e inceneratorëve dhe tha se  kur PD të vijë në pushtet të gjitha do të hetohen pa asnjë presion dhe paratë do t’u kthehen qytetarëve.

Sipas tij kjo nuk është vetëm një aferë korruptive por edhe kriminale dhe do të jetë një nga testet më të mëdhaja për drejtësine e re.

Kryedemokrati tha se 75 milionë euro që janë paguar gjatë pandemisë do të mjaftonin për të  ndihmuar familjet për të dalë nga kriza.

"Ata që bashkë me pushtëtarët janë pjesë e aferës së inceneratorëve, do të përfundojnë në gjykatë. Kjo nuk është vetëm një aferë korruptive. Është një aferë edhe më kriminale, aferë e pastrimit të parave të pista. Është një nga testet më madhore për drejtësinë e re.

Si shumica e medias, edhe drejtësia është nën prsionin për të mos vepriar. Pas 25 prillit do të çlirohen të gjithë dhe do të hetohet pas asnjë presion dhe ndërhyrje.

Shqetësimi im është fikja e ekraneve dhe e mediave sa herë që afera e inceneratorëve përmendet.

Deri tani 75 milionë euro dhe dhjetëra miliona euro janë paguar gjatë pandemisë. Këto do të kishin mjaftuar për të ndihmuar me mijëra familje për të dalë nga kriza", u shpreh Basha.

Të fundit