Flash News

Ditari i Opozitës

Basha për inceneratorët: SPAK në provë, po ushtrohet presion politik

Basha për inceneratorët: SPAK në provë, po ushtrohet presion

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për inceneratorët, pasi në Kuvend u diskutua raporti i Komisionit Hetimor mbi këtë çështje. Ai tha se PD do të përgatisë një kallëzim penal.

Basha u shpreh se kjo çështje është provë për SPAK-un, ndërsa vuri theksin te presioni politik që po ushtrohet.

“Nuk pritet ndonjë suprizë PS nuk do votojë për këtë raport. Ka një ndryshim këto janë fakte, jo më denoncime të bëra nga selia. Me përfundimin e raportit do përgatit një kallëzim penal.

Mesazhi i parë është për SPAK, në sytë e shqiptarëve janë para një prove të madhe, për shkak të presionit politik që do ushtrohet. Është ndër ato afera që kanë përmbysur qeveri, është një bashkim i të korruptuarëve është një grup i strukturuar kriminal. Është një krim i shumëfishtë. Për investimin 5-6 vjecar në reformën në drejtësi është një prove”, tha Basha.

Ky i fundit iu ka bërë thirrje prokurorëve të SPAK-ut: Fitojeni këtë besim, bëni një akt që në vetvete do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm.

 

Të fundit