All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Basha poston video-mesazhin: Mendoni sikur të ishte vajza juaj

All - Paragraf - 1

Basha poston video-mesazhin: Mendoni sikur të ishte vajza juaj

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar një video-mesazh në profilin e tij në rrjetet sociale. Kryedemokrati ka publikuar të gjitha  përplasjet e kryeministrit Rama me gazetaret, duke iu kërkuar të gjithëve të imagjinojnë se ajo që ndodhet përballë kreut të qeverisë është vajza e secilit.

All - Paragraf - 3

“Mendoni sikur të ishte vajza juaj.”, shkruan Basha krahas videos.

Ndërsa teksti në video është:

“Imagjinoni një vajzë të vogël që kërkon frymëzim, me shpresën se një ditë do të jetë si modelet që ndjek.

Tani imagjinoni si ndihet kur sheh gratë që sulmohen me arrogancë…

Kur përqeshen…

Kur ofendohen…

Kur diskriminohen…

Vetëm sepse bëjnë punën e tyre!

Imagjinoni sikur ajo të ishte vajza juaj…

Ky është mesazhi për të cilin ka nevojë?

Vajza juaj po dëgjon dhe vota jote në 25 prill, mund të përcaktojë një tjetër model.

Voto për ndryshimin!”

Të fundit