Flash News

Ditari i Opozitës

Basha poston videon: 500 mijë shqiptarë braktisën vendin gjatë qeverisjes Rama

Basha poston videon: 500 mijë shqiptarë braktisën vendin
Kryedemokrati Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar një video në Facebook, ndërsa shkruan se “Për shkak të Ramës, të rinjtë tanë po largohen nga Shqipëria, është koha ta largojmë Ramën dhe t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën”.

Në video thuhet se vendi ka pësuar një katastrofë kombëtare, pasi 500 mijë njerëz janë larguar gjatë qeverisjes aktuale.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se ka nxitur emigrimin me politikat që ka aplikuar, ndërsa shton se qeveria aktuale nuk ka ndërmend ti kthejë shqiptarët e larguar.  

Të fundit