Flash News

Ditari i Opozitës

Basha poston videon e ‘darkës së Dubait’: Vendi nën ujë, ministrat e Ramës për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë

Basha poston videon e ‘darkës së Dubait’: Vendi nën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka risjellë në vëmendje videon e zyrtarëve të qeverisë ‘Rama’, teksa darkojnë në një restorant në Dubai.

Sipas Bashës, ndërsa vendi është prej ditësh nën ujë për shkak të përmbytjeve nga moti i keq, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”, shkruan Basha krahas videos.

 

Të fundit