Flash News

Ditari i Opozitës

Basha pret kongresmenë dhe senatorë të SHBA: Në fokus të bisedës ishte vettingu në politikë

Basha pret kongresmenë dhe senatorë të SHBA: Në fokus

Kreu i PD, Lulzim Basha priti në zyrë anëtarët e delegacionit të lartë të kongresit e senatit të SHBA.

Pas takimit, Basha tha për mediat se në fokus të diskutimit mes tyre ka qenë vettingu në politikë. Basha tha se u ka shpjeguar atyre se vettigu i politikanëve mundëson një deficit që cdo shqiptar e ndjen.

Sipas tij, drejtësia nuk ka qenë në gjendje të çojë para përgjegjësisë asnjë politikan të nivelit të lartë apo bos të krimit të organizuar.

Bashkë me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare vizituan PD dhe na dhanë mundësi për të shkëmbyer mendime për gjendjen politike në vend, rolin dhe perspektivën e bashkëpunimit strategjikë me SHBA.

Prioriteti i parë rendita domosdoshmërinë rikthimit të vendit në shinat demokratike të zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe rolin që ka për këtë qëllim lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, bashkëpunimit të politikës me krimin, ku shfaqi një interes të veçantë për vettingun në polikë, dhe interesi më madhor i PD, zgjedhjet e lira e të ndershme.

Folëm për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsioni, por edhe ngaqë rajoni përjeton nevojën për të rikthyer shoqëritë e BP në shinat e legjitimitetit demokratike se kjo situatë po kërcënon paqen në rajon është produkt i autokratëve ballkanas, që për hir të pushtetit kanë shkatërruar bazat e zgjedhjeve të lira, sidomos 25 prillin dhe raportin e OSBE ODIHR, duke treguar vendosmërinë për të mos iu ndarë kauzës për politikanë të pastër.

Ju shpjegova që për vettigun e politikanëve mundësojmë deficit që cdo shqiptar e ndjen, drejtësia nuk ka qenë në gjendje të çojë para përgjegjësisë asnjë politikan të nivelit të lartë apo bos të krimit të organizuar.

Vettingu i politikanëve ishte në fokus të bisedës që treguan anëtarët e delegacionit të lartë të kongresit e senatit të SHBA”, u shpreh Basha.

Të fundit