Flash News

Ditari i Opozitës

Basha pret kreun e PDK-së, zbardh detaje nga takimi. Krasniqi: Suksese në zgjedhje

Basha pret kreun e PDK-së, zbardh detaje nga takimi. Krasniqi: Suksese

Kryedemokrati Lulzim Basha ka pritur në selinë blu këtë të premte kreun e PDK-së në Kosovë, Memli Krasniqi. Ata kanë dhënë një deklaratë për mediat në përfundim të takimit.

Basha bëri me dije se Krasniqin diskutoi për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa vuri theksin te nevoja që kanë të dyja shtetet për të luftuar korrupsionin.

Kryetari i PD-së u shpreh se Shqipëria si anëtare e Këshillit të Sigurimit duhet të mbrojë interesat e Kosovës. Ai përgëzoi Krasniqin për rolin e tij si opozitar.

“Përgëzova PD e Kosovës për rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur në procesin e formimit të shtetit të Kosovës, si një opozitë konstruktve në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës.

Folëm për zhvillimet e fundit, për dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku PD qëndron në të njëjtin pozicion për objektivin e dialogut; njohja e ndërsjellët e shteteve. Ky është shans i mirë për të shtyrë para këtë dialog dhe për të parandaluar pengesat.

Lufta kundër korrupsionit janë prioritetit dhe shërbimi më i mirë që i bëjmë vendeve tona. Shqipëria ka detyrë të përhershme por në momentin aktual si anëtare e Këshillit të Sigurimit, të shtyjë para çdo aspekt që ka të bëjë me qytetarët e Kosovës”, tha Basha.

Ndërkohë Krasniqi i uroi Bashës sukese në zgjedhjet e 6 marsit. Ai shprehu nevojën për forcimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës.

“Kosova e Shqipëria kanë shumë sfera që kanë nevojë të intensifkojnë bashkëpunimin dhe koordinimin institucional. Pavarësisht jemi në qeveri apo opozitë në vendet tona, bashkëpunimin e kemi të padisktueshëm e prioritet të prioriteteve.

I urova sukses në procesin zgjedhor duke uruar mbi të gjitha nje proces të rregullt te pranueshem prej te githëve që vërtet e merr dhe vendos në ballë vullnetin e qytetarëve”, tha Memli Krasniqi.

 

 

Të fundit