Flash News

Ditari i Opozitës

Basha prezanton ndryshimet në logon e PD: Demokratët euroatlantikë

Basha prezanton ndryshimet në logon e PD: Demokratët

Lulzim Basha ka prezantuar shtesën që i është bërë logos së Partisë Demokratike. Bashkë me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”, me të cilën u prezantua programi elektoral në 1 qershor, siglës së PD i është shtuar edhe “DEMOKRATËT EUROATLANTIKË”.

Pas një diskutimi të gjatë me strukturat drejtuese, Basha deklaroi se në çdo rast shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme.

“DEMOKRATËT EUROATLANTIKË” identifikon tashmë Partinë Demokratike, duke nënvizuar vazhdimin e angazhimeve themelore dhe identitare me të cilat kjo forcë politike ka lindur, si forca e parë properëndimore e pluralizmit shqiptar.

Të fundit