Flash News

Ditari i Opozitës

Basha propozon Platformë Qytetare për Demokracinë: Do rikthehemi në Parlament, aty do jetë një pjesë e betejës sonë

Basha propozon Platformë Qytetare për Demokracinë: Do rikthehemi

Kreu i PD, Lulzim Basha propozon gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar ndërtimin e një Platformë Qytetare për Demokracinë.   

Sipas Bashës, ndërtimi i kësaj platforme do të ketë në themelin e saj rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.

Basha: Me përvojën e akumuluar dhe vullnetin e ripërtërirë për të shtrirë dhe zgjeruar bashkëpunimin me forcat e gjalla, konstruktive dhe të përgjegjshme të shoqërisë, me mbështetjen e partnerëve Euro-Atlantikë, ne do ta çojmë këtë Platformë Qytetare për Demokracinë edhe në Parlament, ku do të zhvillohet një pjesë e betejës tonë për rikthimin e legjitimitetit në vend.

Dhe me forcën dhe besimin që na kanë dhënë qytetarët në 25 prill, do ta shndërrojmë atë në një aksion për t’i dhënë zgjidhje, dilemave që masakra zgjedhore vetëm i shtoi në jetët e shqiptarëve.

Sepse nuk kemi vetëm shpresën, ne besojmë se kemi edhe zgjidhjen!

Të fundit