Flash News

Ditari i Opozitës

“Basha-Rama në Lubjanë”, Berisha: Si pengu me pengmarrësin, pse u ndjeva i lehtësuar

“Basha-Rama në Lubjanë”, Berisha: Si pengu me

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish kreun e opozitës, Lulzim Basha si të marrë ‘peng’ nga kryeministri Edi Rama.

Nga 'Foltorja' e Gjirokastrës, Berisha tha se u ndje i lehtësuar kur pa titullin në media se ‘Rama dhe Basha bashkë në Lubjanë, Berisha në Gjirokastër’. Sipas tij, ai vetë u ndje i lehtësuar pasi vjen në Gjirokastër si njeri i lirë.  

"Duke ardhur në Gjirokastër në mëngjes, shoh titujt e gazetave, "Basha dhe Berisha në Lubjanë, Berisha në Gjirokastër. U ndjeva 1 mijë herë i lehtësuar, ata shkojnë si pengu me pengmarrësin, unë vij si njeri i lirë tek ju. Kënaqësia ime e madhe ishte kjo", tha Berisha.

Të fundit