Flash News

Ditari i Opozitës

Basha: Rama nuk mbajti zotimin për dorëheqje, inceneratori i Tiranës do të kushtojë 430 mln euro

Basha: Rama nuk mbajti zotimin për dorëheqje, inceneratori i

"Kryeministri Edi Rama nuk mbajti zotimin e tij, lidhur me inceneratorin e Tiranës", Kështu deklaron kryetari i PD-së, Lulzim Basha. 

Sipas tij, Rama ishte zotuar se do të jepte dorëheqjen, nëse inceneratori i Tiranës do të kushtonte më shumë se 400 milionë euro. Sipas KLSh fatura e tij ka qenë 430 milionë euro dhe Basha thotë se Rama nuk e mbajti zotimin e tij.

“Edi Rama u zotua se do të jepte dorëheqjen nëse fatura e inceneratorëve do të ishte 400 milionë euro. A e ka mbajtur këtë zotim,” pyet Basha në Insta Story.

“Përgjigjja është jo. Sipas KLSH-së, vetëm inceneraroti i Tiranës do t’i kushtojë taksapaguesve 430 milonë euro,” thotë ai.

Basha ka dencuar edhe më herët koncesionet e inceneratorëve duke i konsideruar si një aferë korruptive.

Basha: Rama nuk mbajti zotimin për dorëheqje, inceneratori iBasha: Rama nuk mbajti zotimin për dorëheqje, inceneratori i

Të fundit