Flash News

Ditari i Opozitës

Basha rikthen Eduard Halimin, emërohet koordinator politik i PD

Basha rikthen Eduard Halimin, emërohet koordinator politik i PD

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, është rikthyer në Partinë Demokratike.

Mësohet se, Halimi do zgjidhet koordinator i posaçëm i Partisë Demokratike për procesin zgjedhor të 25 prillit, por nuk do të kandidojë për deputet.

“Do të koordinoj punën e drejtuesve politikë në 12 qarqe të vendit. Nuk kam ambicie për deputet, por do të jap kontributin tim në këtë pozicion”, mësohet të ketë thënë Halimi.

Kujtojmë se ish-deputeti i PD-së u largua nga politika në shkurt të vitit 2018, ai ka qenë deputet i PD gjatë tre legjislaturave, si dhe ka shërbyer edhe si ministër i Drejtësisë gjatë qeverisjes Berisha.

Të fundit