Flash News

Ditari i Opozitës

Basha: Rrëzimi i murit të korrupsionit do të hapë rrugën drejt BE-së, veting për politikanët

Basha: Rrëzimi i murit të korrupsionit do të hapë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë në rrjetet sociale disa të dhëna mbi nivelin e korrupsionit në Shqipëri, duke theksuar nevojën për veting në politikë.

Ai nënvizon se rrëzimi i "murit të korrupsionit" do t'i hapë rrugën e integrimit vendit.

Kryedemokrati shton se korrupsioni ka cënuar rendin dhe sigurinë në vend, ndërsa thotë se Shqipëria s'duhet të jetë e para për korrupsionin në qeveri dhe e dyta për ryshfet.

"Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë.

Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së", shkruan Basha.

Të fundit