Flash News

Ditari i Opozitës

Basha: Rritja e çmimeve ka qëllim t’ia kalojë barrën e korrupsionit familjeve shqiptare

Basha: Rritja e çmimeve ka qëllim t’ia kalojë barrën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron në një mesazh në Twitter se rritja e çmimeve ka qëllim t’ia kalojë barrën e korrupsionit familjeve shqiptare.

Ndërsa shkëput një pjesë nga fjalimi i mbajtur sot në Kuvend, Basha shkruan se asnjë ekran televizioni që financohet me paratë e korrupsionit, nuk e mbulon dot të vërtetën.

Shumica prej jush mund ta ketë harruar, sepse keni kohë që e shihni veten në pasqyrën e deformuar të mediave që ushqeni me korrupsionin tuaj, por gati gjysma e popullsisë jeton në varfëri, me më pak se 5 dollarë në ditë. Po ashtu, 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime.

Kjo është shifra më e lartë në Europë, dhe ky buxhet i lartë që shpenzojnë për t’u ushqyer, është një tjetër tregues i varfërisë, por edhe çmimeve të larta në raport me të ardhurat të vërteta të shqiptarëve.

Janë edhe pensionistët që orvaten midis dyqaneve dhe farmacive për të blerë sa munden me atë pak që kanë, për të mbajtur veten gjallë. Janë të rinjtë dhe të rejat që enden të papunë, midis dëshirës për të lënë këtë vend dhe dashurisë për të dhe familjen e tyre që i mban ende këtu, me shpresën se një ditë do të bëhet më mirë edhe për ta”, shkruan Basha në Twitter. 

 

Të fundit