Flash News

Ditari i Opozitës

Basha shpreh homazhet për ndarjen nga jeta të Avni Mulës: Sot është një ditë dhimbje, por edhe krenarie

Basha shpreh homazhet për ndarjen nga jeta të Avni Mulës: Sot

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur homazhet për ndarjen nga jeta të kompozitorit të shquar të muzikës shqiptare, Avni Mula.

Nga holli i Akademisë së Arteve, Basha tha se është një dhimbje e madhe, por edhe një ditë krenarie që kombi ynë pati në gjirin e tij një artist si Avni Mula.

"Dita e sotme është një ditë dhimbje e madhe, por edhe krenarie që kombi ynë pati në gjirin e saj një artist si Anvi Mula dhe kjo është ndër të paktat raste kur ceremonia shoqërohet me muzikë, artin e tij dhe t'i lutemi Zotit që t'i prehet shpirti në paqe", tha Basha.

Të fundit