Flash News

Ditari i Opozitës

Basha: Studentët që nuk kanë mundësi financiare nuk do të paguajnë për bachelorin dhe masterin

Basha: Studentët që nuk kanë mundësi financiare nuk do
Basha gjatë takimit me gjimnazistët

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon një takim me gjimnazistët, ku një nga pikat e diskutimit janë tarifat e larta në universitete. Basha premtoi heqje të tyre për studentët me të ardhura të ulëta, si për programin bachelor edhe për masterin.

Ai tha se bursat e ekselencës do të jenë edhe për degët e sporteve, ndërsa shtoi mungesën e masave të marra për të parandaluar pandeminë.

“Uji i rrjedhshëm në çdo shkollë duhet të jetë realitet. Mungesa e testimeve është problematika që dëgjoj më shumë. Është problem që shkolla nuk bën testime. Prioriteti ynë jeni ju, të jeni të sigurtë se do marrin të gjitha masat, që t’ju garantohen të gjitha kushtet.

Në sistemin e lartë arsimor do të ketë një ndryshim. Ne do të ofrojmë pa pagesë studimin për ato që janë në master dhe bachelor, për fëmijët që vijnë nga familje me të ardhura të pakta. Shteti do të përgjigjet për studentët që nuk kanë të ardhura, deklaroi Basha.

Të fundit