Flash News

Ditari i Opozitës

Basha takon ambasadorin holandez: Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri

Basha takon ambasadorin holandez: Ndava shqetësimin për shkeljen e

Kreu i PD, Lulzim Basha ka pritur në takim në selinë blu ambasadorin holandez Reinout Vos.

Gjatë takimit, Basha njofton në një status në rrjetet sociale se e ka njohur ambasadorin me shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri.

Mirëprita ambasadorin holandez Reinout Vos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet.

Të angazhuar për të bashkëpunuar për realizimin e standardeve që përmirësojnë jetët e shqiptarëve”, shkruan Basha.

Të fundit