Flash News

Ditari i Opozitës

Basha takon Dendias: Çështjet e mbetura pezull të zgjidhen me mirëkuptim, domosdoshmëri anulimi i ligjit të luftës

Basha takon Dendias: Çështjet e mbetura pezull të zgjidhen me

Pas kryeministrit Edi Rama dhe presidentit, Ilir Meta, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias është ndalur në një takim edhe në selinë blu me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-deputetë të kësaj partie.

Gjatë këtij takimi, Basha ka kërkuar që çështjet e mbetura pezull të zgjidhen me mirëkuptim, ndërsa është domosdoshmëri anulimi i ligjit të luftës.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falënderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit evropian”, u shpreh Basha.

Të fundit