Flash News

Ditari i Opozitës

Basha takon Konjufcën: Krah për krah me Kosovën, kam disa prioritete

Basha takon Konjufcën: Krah për krah me Kosovën, kam disa
Glauk Konjufca me Lulzim Bashën

Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën në selinë blu. Në përfundim të takimit, në një prononcim për gazetarët, Basha tha se folën për zhvillimin e dy shteteve dhe kryesisht për sfidat ekonomike të Kosovës.

Kryedemokrati u shpreh se e ka prioritet vazhdimin e njohjeve të Kosovës, anëtarësimin e kësaj të fundit në institucionet ndërkombëtare dhe përfundimin me sukses të dialogut me Serbinë.

“Pata kënaqësinë që të pres sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, zotin Konjufca me të cilin shkëmbyem mendimet mbi zhvillimin në Kosovë dhe në Shqipëri. E urova edhe personalisht për detyrën e rëndësishme për kreun e Kuvendit, mbartës i legjitimitetit të qytetarëve të Kosovës.

Biseduam për sfidat e brendshme të zhvillimit ekonomik në Kosovës, të kalimit të pasojave të pandemisë dhe qëndrimin krah për krah me Kosovën, ku për PD dhe për mua mbetet vazhdimi. Për mua ngelet prioritet mbetet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare, anëtarësimi i Kosovës në institucione ndërkombëtare dhe përfundimi me sukses i dialogut Serbi-Kosovë, mirënjohjen e këtyre shteteve”, tha Basha.

Të fundit