Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Basha takon përfaqësuesit e shoqatave të personave me aftësi të kufizuara: Do hetojmë përdorimin e fondeve për ju, thirrja për qeverinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me përfaqësues të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara.
Basha gjatë bisedës dëgjoi problematikat me të cilat përballen këta persona në kushtet e pandemisë së COVID-19.
"Situata për ju ka qenë një makth i vërtetë edhe para nisjes së pandemisë. Ka qenë e tillë sepse ka reflektuar në situatën e përgjithshme të shoqërisë e cila është zhytur në depresionin ekonomik dhe në pamundësi financiare", tha Basha.
Përfaqësuesit e PAK, treguan gjendjen e vështirë të kësaj pjese të shoqërisë që në këtë përballje të vështirë nuk kanë marrë asnjë mbështetje.
"Përveçse jemi të sëmurë dhe e kemi plus tani edhe pandemia na është bërë dyfish edhe e kemi dopjo ngarkesë, stresi, të gjitha. Por këto kanë ardhur edhe nga problemet ekonomike. Ajo paketa që ngritët dhe që ia propozuat qeverisë, për ne ishte diçka shumë e mirë sepse do të ndihmonte sadopak, ta ulte domethënë nivelin e padëshiruar të gjendjes ekonomike sidomos të aftësisë së kufizuar", - u shpreh Mark Zefi, Shoqata e Invalidëve të Punës
Mirela Juka nga fondacioni “Daën Sindrom Albania” tha se kjo kategori ndjehet e diskriminuar duke mos u përfshirë në paketat e ndihmës.
"Po nis nga fillimi duke qenë se ne si organizatë që ofrojmë shërbime sociale menduam që të kishim dhe ne një paketë mbështetje në momentin që kaluam në Lock Doën. Kjo nuk ndodhi dhe patëm një diskriminim në publik duke thënë që donatorët vazhdojnë dhe i mbështesin organizatat dhe kjo nuk ishte e vërtetë nuk kishte një studim për këtë dhe u bë një paragjykim si të thuash gjithë organizatat u vendos që të mos ishin pjesë e paketave.
Fëmijët që nuk marrin shërbime është një dëmtim i shoqërisë si ekonomike si sociale dhe është problem shumë i madh në të ardhmen. Një problem tjetër që pamë në këtë periudhë ishin problem psikologjike stresi dhe të gjitha në familje", - u shpreh Juka.
Pasi u njoh me shqetësimet e tyre, Basha tha se PD do të hetojë përdorimin e derisotëm të fondeve për abuzuesit dhe i drejtoi një thirrje qeverisë të paguajë shtesën mujore 20 mijë lekë për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara.
“Në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar kështu e kam filluar rrugëtimin tim politik. Domethënë zyrtarisht ne krijuam një lob bipartizan, ne sapo kishim ardhur në pushtet por edhe me përfaqësues të opozitës për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuar.
Sa i përket të gjithë kategorive që ju përfaqësoni si Bashkimi Kombëtar i Organizatave të personave me aftësi të kufizuar gjëja e parë dhe kryesore që dua t’ju garantoj sot është që ashtu siç e kam nisur për herë të parë dialogun me ju në vitin 2005 si deputet atëherë nesër do të keni te ju jo thjeshtë një derë të hapur por një mekanizëm institucional të zyrtarizuar ku drejtuesit dhe anëtarët e organizatave të personave me aftësi të kufizuar do të jenë pjesë e procesit të vendimmarrjes për zgjidhjen e problemeve.
Së pari duhet të bëjmë korrigjimin e shumë masave duke përfshirë dhe masat ligjore që kanë favorizuar e rrjeteve abuzitiviste në dëm të personave me aftësi të kufizuar dhe t’jua kthejmë këto të drejta në përputhje me konventën vet personave me aftësi të kufizuar. Do të bëjmë një hetim të të gjithë fondeve publike dhe jo publike të përdorura të personave me aftësi të kufizuara.
Do të bëjmë të mundur që përmes kësaj jo vetëm të çojmë para drejtësisë abuzimin me këto fonde por të parandalojmë një sjellje të tillë në të ardhmen. Do të bëjmë gjithçka që kujdestarët që përmendi edhe zoti Strazimiri, jo thjeshtë të kenë pagesën e nevojshme port ë kenë dhe trajnimin përkatës.
Po kështu, sa i përket problemeve që prekëm siç janë ato të transportit publik, taksës së banesës, të indeksimit që është një turp i madh, është një turp I madh në raport me ju, është një turp i madh në raport me pensionistët shqiptarë. Keni parë besoj që për indeksimin e pensioneve kanë parashikuar për buxhetin e vitit 2021, 1/3 e asaj që kanë parashikuar për koncesione të vetëm një grupi koncesionesh. Domethënë paratë janë por këta vendosin t’ja japin 4-5 vetave dhe neglizhojnë 640-650 mijë pensionistë. Dhjetëra mijëra, qindra mijëra persona me aftësi të kufizuar.
Pra, e gjithë paketa e ligjeve, e gjithë reforma në këtë sektor nuk mund të bëhet pa konsensusin, pa pjesëmarrjen, pa kontributin tuaj. Gjëja e parë që ju garantoj është pikërisht kjo. Natyrisht zbatimi I këtyre ligjeve ka rëndësi.
Në fund dua të them që ajo që kemi thënë prej më shumë se gjashtë javësh kemi shpalosur me shkrim për pensionistët por edhe për personat me aftësi të kufizuar:
Dyfishimi i paketës higjeno-sanitare, në veçanti për t’iu përgjigjur nevojave të shtuara financiare për të përballuar pandeminë, pagesat shtesë pra në këtë drejtim, paketën e ndihmës ekonomike e cila po kështu duhet të trajtojë mes jush që situata e pandemisë I ka goditur ekonomikisht duke i cënuar bukën e gojës jo më thjesht aftësinë për të blerë maska apo higjenizues apo siç ishte rasti I motrës suaj zonjë që ka kaluar COVID-in apo është duke kaluar COVID-in. si dhe rimbursimi i medikamenteve, rimbursimi i plotë i barnave për të gjithë ata mes jush dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që janë në procesin e kurimit ambulator pra që janë të detyruar të blejnë ilaçet dhe të kurohen në shtëpi, të gjithë e kanë problem edhe njerëz me dy të punësuar me rroga mbi mesataren e kanë problem të paguajnë mbi 1200-2000 euro shkon deri në 3000 euro në qoftë se marrin ilaçe më të rënda, imagjinoni kategoria e personave me invaliditet të plotë apo të pjesshëm që e kanë tërësisht të pa mundur me një pagesë prej 110 mijë lekë apo 147 mijë lekë dhe 78% e tyre sipas të dhënave janë kryefamiljarë me 5-6 anëtarë si do ta përballojnë këta faturën e kurimit. Është një problem për të gjithë është një problem i shumfishtë për ju”, tha Basha.
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58