Flash News

Ditari i Opozitës

Basha takon të rinjtë e FRPD: Kurrë mos jeni besnik të një politikani, mos u bëni skllevër!

Basha takon të rinjtë e FRPD: Kurrë mos jeni besnik të

Kryedemokrati Lulzim Basha është duke zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD-së n ë Tiranë në kuadër të zgjedhje që dol të zhvillohen për kreun e saj të ri.

Gjatë fjalimit të tij, Basha iu dha disa këshilla të rinjve demokratë mbi mënyrën se si funksionon pushteti i një politikani duke i udhëzuar të mos bien pre e politikanëve apo të mos kthehen në skllevër të qeverisë që ai e cilësoi si “e kodoshllëkut”.

“Mos të saldohet në karrige të lejojë qarkullimin e elitave. Sepse lidhin interesat ekonomike. Mund ta ndajmë shoqërinë n ë dy lloje. Sot dua ta ndaj në dy mënyra. Një shoqëri ku ecën përpara për shkak të aftësive të tua, jo për shkak se vajza e kujt je. Ata që nuk i kanë këto aftësia, shoqëria kujdeset. P;o shumica dërrmuese i kanë aftësitë për atë që janë. Shoqëria tjetër është e patronazhit që iu kujton zgjedhjet e 25 Prillit. Një koncept mesdhetar. Unë jam mbreti poshtë meje dukët, kontët dhe baronët. Ti merr dot punë po s’u fut dot mik dikush, po s’je vajza e dikujt që unë njoh. Ky është sistemi dhe shoqëritë e patronazhit të kodoshllëkut. Po kodoshllëkut politik në këtë rast që buron nga maja e deri poshtë. Kurrë mos jeni besnik të një njeriu, një politikani. Mos jeni skllevër të një njeriu të kultit të individit. Kurrë mos jeni shërbëtor”, deklaroi Basha.   

Të fundit