Flash News

Ditari i Opozitës

Basha te shtëpia e Kokalarëve: Do e restaurojmë pas 25 prillit, simbol shprese dhe rezistence

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka premtuar se në rast fitoreje në zgjedhjet e 25 prilli do të restaurojë shtëpinë e Kokalarëve, duke e kthyer në një itinerar turistik të Gjirokastrës.

Basha te shtëpia e Kokalarëve: Do e restaurojmë pas 25 prillit,

Basha u ndal aty gjatë vizitës në Gjirokastër ku të afërmit e Kokalarëve i treguan se shtëpia është në harresë, e se ata janë përpjekur me aq sa kanë mundur ta kthejnë në një muze.

Basha tha se Musine Kokalarai ka bërë një ndër aktet më kurajoze kur kërkoi zgjedhje të lira e të ndershme dhe sipas tij, ky simbol do të ngrihet në piedestal, për të treguar rolin e gruas, por edhe rezistencën ndaj regjimit që solli shumë plagë.

"Nuk më çudit, sepse shqiptarët e dinë se çfarë përfaqëson Musine Kokalari. Por kjo qeveri në ikje për të hedhur hirin e harresës e ka kollaj. Është një simbol jo thjesht i frymëzimit që ofron Gjirokastra, por është simbol i qëndresës. Një nga aktet më kuraioze që ka bërë një Shqipëri, është bërë nga Musine Kokalari kur kërkoi zgjedhje të lira e të ndershme. Ka qenë pararendëse e demokracisë, sepse këtu u instalua një regjim i egër. Ky simbol do të ngrihet në piedestal, për të treguar rolin e gruas, por edhe rezistencën ndaj regjimit që solli shumë plagë. PO shkëlqen Kokalari, një social-demokrate, të cilën ne do duhet ta ngrinim në piedestal. Edhe sot ka një gjuhë urrejtje, përpjekje për të vrarë shpresën e shqiptare për ndryshim. Nëse Kokalari nuk e pa shpresën e ndryshimit, të paktën gratë dhe vajzat e Gjirokastrës dhe Shqipërisë do ta ndezin dritën e shpresës. Jo vetëm do e restaurojmë këtë monument, por do e bëjmë një pjesë të itinerarit turistik të Gjirokastrës." tha Basha.

Të fundit