Flash News

Ditari i Opozitës

"Basha thotë se ka nevojë për kryetar", deputeti i PD-së: Partisë i duhen votues

"Basha thotë se ka nevojë për kryetar", deputeti i

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati në një prononcim për mediat foli për garën për kryetar të ri në partinë e vulës.

Nallbati tha se Këshilli Kombëtar pa kuorum, vendosi  t'i hap rrugë zgjedhjes së kryetarit në 29 korrik. Gjithashtu deputeti theksoi edhe se partia ka nevojë për votues dhe anëtarë, ndërkohë që ish- kryetari Lulzim Basha thotë se ka nevojë për kryetar.

"Vetëm Këshilli Kombëtar ka të autoritetin me votë të largojë anëtarët e vet, ku shoqërohet me raport nga Sekretari i Përgjithshëm për shkeljet që ka bërë ky individ ka bërë.

Nga 453 anëtarë, janë 329. Kush e mori këtë vendim?

Nuk duam që kjo parti të zvogëlohet më tepër, por të zmadhohet. Kjo i përket qytetarëve, është aset kombëtar

Ky është një proçes nga zyrat, ilegjitim, bazuar mbi përjashtime. Proces përçarës jo bashkues. Partia ka nevojë për votues dhe anëtarë, Basha thotë se ka nevojë për kryetar", tha deputeti.

Të fundit