Flash News

Ditari i Opozitës

Basha tregon 3 prioritetet në Asamblenë e PPE-së: Kriza në Ukrainë, PD mbështet BE dhe SHBA për zgjidhje diplomatike

Basha tregon 3 prioritetet në Asamblenë e PPE-së: Kriza në

Kryedemokrati Lulzim Basha ka marër pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, e cila u zhvillua online.

Ai ka folur për situatën në Ukrainë, duke vënë theksin se zgjidhja duhet të vijë përmes diplomacisë. Basha tha se Partia Demokratike mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të de-përshkallëzuar tensionet.

“Ne duhet të qëndrojmë krah për krah në aleancën tonë euroatlantike përballë kësaj sfide të rrezikshme jo vetëm për vetë Ukrainën, por edhe për Evropën e me gjerë.

Lufta nuk duhet të jetë kurrë një opsion, ndaj mbetet detyrë e liderëve politikë të përdorin të gjitha mjetet diplomatike dhe të lënë mënjanë kërcënimet e luftës”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati u ndal edhe te prioritetet e tij. Basha tha se është i fokusuar te përparimi i reformave. Ai nënvizoi Reformën Trritoriale, Zgjedhore dhe luftën ndaj korrupsionit si çështjet më me rëndësi për PD.

“Ne po fokusojmë të gjithë vëmendjen dhe energjinë tonë për të ecur përpara me reformat që do t’u mundësojnë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme e një administratë vendore pa konflikte politike. Reformat zgjedhore dhe territoriale, lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë prioritetet tona kryesore”, u shpreh ndër të tjera kreu i PD-së.

 

Të fundit