Ditari i Opozitës

Basha tregon detaje: Di Maio shprehu interes të lartë për zgjedhjet e ardhshme, qeveria të marrë parasysh rekomandimet e "Venecias"

Basha tregon detaje: Di Maio shprehu interes të lartë për

Një ditë pas takimit, lideri i opozitës Lulzim Basha ka treguar në mënyrë më të detajuar se çfarë diskutoi me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio.

Sikurse bëri me dije, Basha i kërkuar ndihmë për sigurimin e vaksinës anticovid, ndërsa shton se mori zotimin e ministrit Di Maio se Italia do të ndihmojë me vaksinimin.

Kryedemokrati thotë se Di Maio shprehu interes të lartë zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që Basha ka ndarë shqetësimin për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor dhe domosdoshmërinë që qeveria shqiptare të marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të prisja dje një mik të nderuar, Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio. Ne diskutuam situatën kritike të pandemisë në Shqipëri për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria shqiptare. Kërkova ndihmë nga miqtë e çmuar italianë për sigurimin e vaksinës anticovid, dhe mora zotimin e ministrit Di Maio se Italia do të ndihmojë me vaksinimin.

Diskutuam për procesin e integrimit europian, për ngadalësimin e tij nga mospërmbushja e kushteve. Ministri Di Maio shprehu interes të lartë për vitin e ardhshëm zgjedhor në Shqipëri. Ndava shqetësimin për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor dhe domosdoshmërinë që qeveria shqiptare të marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ne shprehëm angazhimin tonë për të konsoliduar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve. Aleanca midis Shqipërisë dhe Italisë do të mbetet gjithmonë e fortë.

Ditari politik

Të fundit