Flash News

Ditari i Opozitës

Basha konfirmon kandidaturën e tij për kryeministër: Do të jem i pari drejtues qeverie që nuk është rritur e arsimuar në komunizëm

Basha konfirmon kandidaturën e tij për kryeministër: Do të

Kreu i PD, Lulzim Basha ka konfirmuar se do jetë ai kandidatura për kryeministër i opozites në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në ‘Opinion’, Basha thotë se ky është një vendim politik i koalicionit por vjen edhe si një shprehje e vullnetit të qytetarëve

Pjesë nga diskutimi:

Mirela Milori: Kush do të jetë kandidatura për kryeministër ? Ju do të jeni kryeministri i ardhshëm?

Blendi Fevziu: Këtë desha të pyesja. Dakord, faktikisht nuk keni një apo shumë lista por konkretisht keni një kryeministër apo do të dilni me disa figura ?

Lulzim Basha: Padiskutim që po.

Blendi Fevziu: Kush është? Jeni ju?

Lulzim Basha: Padiskutim që jam unë.

Blendi Fevziu: Pra ju jeni kandidati i të gjithë opozitës për Kryeministër?

Lulzim Basha: Padiskutim që unë jam kandidati për kryeministër. Padiskutim që kandidati jam unë. Ky është një vendim i shpallur tashmë. Një vendim i cili vjen jo thjesht dhe vetëm si një vendim politik i koalicionit tonë por vjen edhe si një shprehje e vullnetit të qytetarëve.

Ne kemi tashmë më shumë se tetë muajsh matje të qarta në terren që tregojnë jo thjeshtë në kuadrin e koalicionit por dhe përballjen me kryeministrin në ikje që ka një preferencë të qartë që unë në detyrën time sot si Kryetar i partisë më të madhe të Opozitës dhe nesër si kryeministër të marr përsipër barrën e qeverisjes së vendit.

Ai u shpreh se nëse zgjidhet, do të ishte drejtuesi i parë i qeverisë, i cili nuk është rritur dhe arsimuar në komunizëm, por në perëndim.

Basha: Unë të garantoj diçka, nuk do keni vetëm kryeministrin e parë që nuk është rritur dhe arsimuar në komunizëm dhe ka formim perëndimor në gjithë kuptimin e saj, por do të ketë edhe një kabinet që do të ketë standardin më të lartë të integritetit, përgatitjes dhe përvojës.

Të fundit