Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Basha tregon të dhënat e morgut: Nga 923 të vdekur, MSH raportoi vetëm 509 për periudhën Mars-Tetor
Kryedemokrati Lulzim Basha dekalroi se po bëhet politikë me vdekjen. Ai publikoi disa shkresa, ku numri i jetëve të humbura që është raportuar nuk ëshë i njëjtë me atë që disponon morgu.
"Për fat të keq Edi Rama ka bërë politikë me vdekjen, duke fshehur numrat. Ka ardhur një denoncim i cili është verifikuar, ku numri i të vdekurve në morg nuk është i njëjtë me atë që raportohen. Edhe te shifrat e morgut nuk përfshihen ata që kanë ndërruar jetë në shtëpi. Ai është dokument i ardhur nga morgu. I bëj thirrje Prokurorisë të shkojë në morg dhe të marrë të dhënat.
Situata edhe më e rëndë është gjatë muajit nëntor që ende nuk është mbyllur. Në 17 ditët e para të muajit janë raportuar 128 viktima, ndërsa shifrat reale tregojnë se numri i vdekjeve gjatë këtyre ditëve është më shumë se dyfish, plot 315 vdekje.
Data 9 nëntor rezulton si më tragjike sa i përket fataliteteve ku ministria e shëndetësisë ka raportuar numrin më të lartë të vdekjeve, 11, ndërsa shifrat reale sipas të dhënave të publikuar nga Basha, janë 26 viktima nga COVID-19", tha Basha për "Opinion".