Flash News

Ditari i Opozitës

Basha u dërgon raport ndërkombëtarëve për 8 janarin, Berisha: Do qeshin me të, edhe unë e kam gati

Basha u dërgon raport ndërkombëtarëve për 8 janarin,

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi Partia Demokratike i ka dërguar një raport të detajuar lidhur me protestën e 8 janarit ambasadave dhe Këshillit Evropian, ku ka pasqyruar kronologjinë e ngjarjeve në çdo minutë nga aksioni.

I ftuar bë ABC News, Berisha tha se raporti i dërguar nga Basha do t’i bëjë ndërkombëtarët të qeshin, ndërsa paralajmëroi se të njëjtën gjë po përgatit edhe Komisioni i Rithemelimit.

Ne po përdorim të gjitha kontaktet. Do t’i bëjë me qesh Basha kur të lajmërojë përjashtimin tim dhe protestën, do t’i bëjë me qesh ndërkombëtarët. Pa diskutim edhe ne kemi informuar dhe do të informojmë.

Shumë prej tyre lëshuan vlerësime objektive u bënë thirrje palëve të vetëpërmbahen dhe kjo ishte deklarata e BE, e ambasadorit italian e gjerman… etj.

 Kur të shohin të gjithë këtë batërdi që u bë atë ditë, sepse do bëj dhe unë raportim. Do i lajmërojmë zyrtarisht, ne jemi një institucion, Komisioni i Rithemelimit komunikon me përfaqësues të vendeve mike dhe partive simotra”, tha Berisha.

 

Të fundit