Flash News

Ditari i Opozitës

Basha udhëton drejt Italisë, çfarë diskutoi për Shqipërinë dhe Kosovën me ministrin e Jashtëm të Vatikanit

Basha udhëton drejt Italisë, çfarë diskutoi për

Kryedemokrati Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Vatikanit, ku është pritur nga ministri i Jashtëm, kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher.

Basha ka ndarë në rrjetet sociale foto nga takimi, ndërsa bën me dije se kanë diskutuar për situatën e vështirë ekonomike në Shqipëria, korrupsionin, pabarazinë, etj.

Kryedemokrati vë theksin te kontributi i Vatikanit në momente të rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën.

Kryetari i PD-së bën me dije se me Gallagher ka diskutuar mbi rëndësinë e përfundimit të dialogut Kosovë-Serbi për të shmangur destabilizmin e rajonit.

“Diskutuam për sfidat me të cilat po përballet Shqipëria, nga situata e vështirë ekonomike tek korrupsioni që jua bën më të vështirë jetën shqiptarëve. Të dhënat e fundit tregojnë se është thelluar pabarazia dhe shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë janë zhytur në varfëri.

Një vend të rëndësishëm në këtë takim zuri dhe Kosova dhe zhvillimet në rajon. Sot po bëhet gjithnjë dhe më e domosdoshme përmbyllja e marrëveshjes me njohje reciproke, për ti mbyllur rrugë çdo mundësie për destabilizim në rajon.

Për këtë kam kërkuar ndihmën dhe mbështetjen e Vatikanit. Duke e falenderuar shkelqësine e tij për mikpritjen, e ftova dhe shpreha urimin për ta mirëpritur në një kohë të përshtatshme në Shqipëri”, shkruan ndër të tjera Basha.

Të fundit