Flash News

Ditari i Opozitës

Basha uron pelegrinët në Malin e Tomorrit dhe i bën thirrje autoriteteve: Lehtësoni qarkullimin

Basha uron pelegrinët në Malin e Tomorrit dhe i bën thirrje

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në Twitter, ku teksa uron besimtarët bektashinj për një marsh ra mbarë në Malin e Tomorrit, i bën thirrje autoriteteve të lehtësojnë qarkullimin.

Basha uroi peligrinët dhe tha se ky mal është një burim paqeje shprese dhe harmonie.

Statusi i plotë:

Në ditën kulmore të pelegrinazhit të mijëra besimtarëve bektashinj në Malin e shenjtë të Tomorrit, uroj një marshim të mbarë, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për të forcuar besimin në Zot. Mali i Tomorrit është burim paqeje, shprese harmonie për të gjithë shqiptarët.

I bëj thirrje autoriteteve të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve dhe të jenë të vëmendshëm për çdo emergjencë shëndetësore.

Të fundit