Flash News

Ditari i Opozitës

Basha vendosi përjashtimin e Berishës, çfarë i tha Gjekmarkaj kreut të demokratëve pas vendimit

Basha vendosi përjashtimin e Berishës, çfarë i tha

Një ditë pas seancës së parë plenare të Kuvendit të ri, deputeti i opozitës Agron Gjekmarkaj ka zbardhur bisedën me kreun Lulzim Basha, pas vendimit për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar.

"I thashë si procedurë lë shumë për të dëshiruar. Si vendim është një vendim që lehtëson grupin se secili do hynte në një labirint kujtimesh, meritash të Berishës në Partinë Demokratike dhe peshën që ke marrë duke marrë ti këtë vendim mbetesh i vetmuar, por lehtëson Partinë Demokratike e cila mund të zihej", ka thënë Gjekmarkaj.

I pyetur lidhur me debatet që kapluan selinë blu në mbledhjen e grupit parlamentar pas përjashtimit të Berishës, Gjekmarkaj e ka cilësuar thyerje të etikës, nxjerrjen e materialeve të mbledhjes jashtë selisë.

"Shiko aty ka patur debatat dhe mendoj nuk është etike që kur zhvillohet një mbledhje e brendshme në një organizatë dhe gjërat nga mbledhja dalin në opinion publik, është një thyerje etike dhe unë nuk do bie në këtë koment. Ka qenë një debat, një mbledhje jo e zakontë. Të dy palët kishin shqetësim të shprehur në forma të ndryshme. Si Secili prej atyre njerëzve në atë sallë ka lidhjet e veta me Berishën", është shprehur Gjekmarkaj.

Të fundit