Flash News

Ditari i Opozitës

Basha vizitë në SHBA? Kryedemokrati: Kam marrë ftesa zyrtare, kemi vizion të përbashkët

Basha vizitë në SHBA? Kryedemokrati: Kam marrë ftesa zyrtare,

Kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh se shumë shpejt do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ka marrë ftesa zyrtare.

Për Euronews Albania, Basha deklaroi se vizita në SHBA do të jetë edhe në kuadër të bisedimeve për të ardhmen e Shqipërisë, si edhe për vizionin e përbashkët që ka me SHBA-më. Basha shprehu mbështetje të plotë për SHBA-në, në cilësinë e kryetarit të PD-së.

“Kam marrë ftesa zyrtare nga SHBA-ja. Dhe padiskutim siç kam bërë në të shkuarën do të bëj edhe në të ardhmen. Jo vetëm me SHBA-në që është partneri ynë strategjik. Padiskutim pres të diskutoj çështje të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, të kombit shqiptar dhe të ardhmes të rajonit, në një kohë plot sfida nga aktorë që nuk ndajnë agjendën tonë të përbashkët shqiptaro-amerikane, apo agjendën euroatlantike, ku SHBA-të e dinë se mund të mbështeten te PD dhe unë si kryetar i saj, jo vetëm për shkak të kontributit të dyanshëm si futja në NATO dhe pavarësia e Kosovës, por edhe për shkak të vizionit të përbashkët te drejtuar nga Perëndimi”, tha Basha.

 

Të fundit