Flash News

Ditari i Opozitës

Basha viziton çiftin e pensionistëve në Tiranë, i moshuari: InshAllah nuk na zë COVID se s'kemi lekë të shkojmë në Turqi!

Basha viziton çiftin e pensionistëve në Tiranë, i
Në foto: Basha në takimin me të moshuarit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me një çift të moshuarish, për të diskutuar mbi problemet e moshës dhe ndikimin që pati tek ta pandemia e COVID.

Të moshuarit nga Tirana, Lina dhe Robert Martini, janë shprehur se jetesa e tyre është vështirësuar edhe më tej me pandeminë.

Sipas tyre pensionistët detyrohen të marrin bukë të ndenjur nëpër furra buke pasi nuk kanë lekë. Ata kërkuan nga qeveria mbulimin e minimalisht shpenzimeve të maskës dhe dezinfektantëve për të moshuarit.

I moshuari: InshAllah nuk na zë COVID-i, se nuk kemi pare me shku ne Turqi

Basha: E mbylli dhe Turqia, pastaj dhe këtu ka një faturë të papërballueshme. Mjekët janë të shteruar, kostoja është e papërballueshme

Më tej, kryedemokrati u shpreh se qeveria veçse nuk pranoi planin me 5 pika i cili përfshinte edhe dhënien e një mbështetje ndaj të moshuarve, Rama po tregohet i papërgjegjsghëm pasi prej 120 ditësh nuk shkon në punë.

Të fundit