Flash News

Ditari i Opozitës

Basha viziton një biznes në Durrës: Si linja jote ka ngecur dhe ekonomia shqiptare, energjinë e kemi prioritet

Basha viziton një biznes në Durrës: Si linja jote ka ngecur dhe
Basha me administratorin e biznesit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Durrës ku ka zhvilluar takim me një biznes. Ai u njoh nga afër me shqetësimet e kësaj sipërmarrje.

Mungesa e energjisë elektrike dhe largimi jashtë vendit i fuqisë punëtore ishin problematikat kryesore që u evidentuan gjatë diskutimit të Bashës me administratorin e biznesit.

Kryedemokrati prezantoi dhe planin e tij duke vënë theksin te pikat që shqetësojnë biznesin, ndërsa akuzoi qeverinë aktuale se me politikat e saj ka dëmtuar sipërmarrjen vendase.

Administratori: Po na merr Italia punonjës, ne duam t’i mbajmë këtu,
do të bëjmë çdo gjë që të punojnë dhe të rrinë këtu.

Lulzim Basha: Do të bëjmë çdo gjë që të punoni dhe të rrini këtu. Kanë ikur me dhjetëra me qindra, të tjerë që janë kualifikuar. Me 25 prill ne do e ndryshojmë. Duhet standarde evropiane.

Administratori: Na kanë ik shumë punëtorë, bëhen mjeshtra këtu dhe ikin në Evropë.

Lulzim Basha: E keni bërë si shkollë trajnimi?

Administratori: Po. Kemi çuar në shumë vende, në Amerikë, Rusi dhe në BE. Kjo ka qenë plot, tani është bosh.

Lulzim Basha: Pse?

Administratori: Covidi bëri të tijën.

Lulzim Basha: Sfida është që t’iu mbajmë këtu, të mos na ikni.

Administratori: Ne nuk duam ta dimë për energjinë se sa harxhojmë. Por cilësia është shumë e rëndë, sepse një dëm i imi shkon 40 mijë euro.

Lulzim Basha: Pra e para është cilësia e energjisë dhe më pas kosto. Kur thua energjia është energjia e familjeve. Pra gjëja e parë është fatura e energjisë që i shkon çdo familje. Kemi folur për 70 mijë familjet shqiptare që nuk kanë para të paguajnë energjinë. Energjia është jetike për ekonominë. Ekonomia shqiptare falë zotit ka njerëz si ty që me mundin e tyre kanë filluar të rimëkëmbin ekonominë.

Administratori: Ne kemi konkurrente Kinën. Shteti nuk duam të na pengojë.

Lulzim Basha: Shoqëria nuk ecën përpara nëse gjithsecili nuk bën punën e vet. Ka tetë vite që qeveria nuk bën detyrën, siç ka ngec linja jote ka ngecur dhe ekonomia shqiptare. Përveç disa ortakëve të Ramës që nuk kanë falimentuar por janë sheikë, e hanë në restorantet e sheikëve. Doli dje nga injoranca, ose nuk e di dhe tha që bursa funksionon. Faturën e korrupsionit të Ramës e paguan ti, sepse ke kosto të tjera. E para është vënia reale në punë e energjisë. Do bëj gjërat që bën Maqedonia e Veriut për biznesit.

Ti e bën detyrën tënde, këtë duhet të bëjë dhe shteti. Kryeministri dhe një grusht pushtetarësh janë bërë ortak me një grup oligarkësh. Kjo zgjidhet fare thjesht duke pasur një qeveri që merr qeveritë e veta. Në raport me energjinë është liberalizimi i tregut. Është turp që në 2021 biznese si i yti kanë gjenerator. Pas 25 prillit iu garantoj që do të jetë një qeveri në krahun tuaj.

Të fundit