Flash News

Ditari i Opozitës

Basha zbardh takimin me Yuri Kim: Ndava me të planin e PD dhe nevojën për të tërhequr investime amerikane

Basha zbardh takimin me Yuri Kim: Ndava me të planin e PD dhe nevojën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbardhur takimin me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Sipas Bashës në një status në rrjetet sociale, me ambasadoren e SHBA ka ndarë planin e Partisë Demokratike dhe nevojën për mbështetje amerikane për të rritur zhvillimin ekonomik, për të tërhequr investime amerikane.

"Kënaqësi e madhe të takohem sot me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Ndava me të planin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetje amerikane dhe një bashkëpunim të fortë për të rritur zhvillimin ekonomik, për të tërhequr investime amerikane dhe për të forcuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit", shkruan Basha.

 

Të fundit