Flash News

Ditari i Opozitës

"Basha zgjatim përtac i Berishës", Kadilli: Na duhet një opozitë e re, 8 vite ishin të mjaftueshme

"Basha zgjatim përtac i Berishës", Kadilli: Na duhet

Ish-anëtari i Kryesisë Fatbardh Kadilli tha se ccështja "non-grata" e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është i vetmi problem i Partisë Demokratike.

Kadilli theksoi se mungesa e konkurrencës është një problem i madh i demokratëve. Sipas tij, largimi i Berishës si lider nga radhët e demokratëve, la një 'zgjatim përtac' siç është Basha.

“Basha nuk ka një qëndrim parimor. Kryetari duhet të fliste me parime. Nëse Berisha presohet të largohet nga amerikanët është turp. Duhej të kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes. Na la një zgjatim përtac i cili nuk e zëvendësoi dot Berishën. 8 vite janë të mjaftueshme të projektosh një opozitë që t’u japë përgjigje shqiptarëve. Mungesa e konkurrencës në parti është një problem i madh. Ne na duhet një opozitë e re dhe kjo nuk zgjidhet me kalkulime për të ruajtur karrigen e Lulzim Bashës", u shpreh Kadilli.  

Të fundit