Flash News

Ditari i Opozitës

Basha "zhvishet" nga titulli 'kryedemokrati' dhe nga të tijët

Basha "zhvishet" nga titulli 'kryedemokrati' dhe nga të

Që prej 11 qershorit kur Gjykata e Apelit i ka dhënë vulën e Partisë Demokratike, Sali Berishës, grupi që mbështeste Lulzim Bashën " ka mbetur në një udhëkryq".

Që prej kësaj date kemi pasur lëvizje të njëpasnjëshme nga ky grupim, ku herë kanë hequr logon e PD në profilet e tyre në facebook, here e kanë vendos sërisht, e së fundmi i kanë shtuar poshtë logos fjalën "Euroatlantike."

Basha "zhvishet" nga titulli 'kryedemokrati' dhe nga të

Por deklaratat nga ky grupim dhe nga kreu i tyre nuk kanë munguar këto ditë. Ajo që bie në sy është sesi ata prezantohen, pasi tashmë nuk kanë një parti apo vulë nën të cilën të prezantohen.

Sekretarja për Gruan në Partinë Demokratike, demokratët euroatlantikë, Zëdhënësja, Kreu i PD Elbasan për grupin e demokratëve euroatlantik, Anëtarët e PD në Këshillin bashkiak të Vlorës, janë disa nga titujt që ata mbartin duke u bërë konfuz dhe vetë sesi të prezantohen.

Po ashtu shohim që në njoftimet që shpërndahen nga zyra e shtypit e këtij grupi, tashmë Basha është zhveshur nga titulli i kryedemokratit dhe paraqitet vetëm si, Lulzim Basha.

Pas mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, të zhvilluar disa ditë më parë,Lulzim Basha shpalosi qëndrimet në më shumë se 3 orë mbledhje nga këto dy organe kolegjiale.

Në një prononcim për mediat, Basha, deklaroi se PD do të bëjë rekurs sepse e konsideron jo të ligjshëm vendimin e apelit. Por nëse nuk marrin logon e PD-së, ish-kryedemokrati paralajmëroi se do të krijojnë një parti të re.

Të fundit