Flash News

Ditari i Opozitës

Basha: Zotohem se si kryeministër do i mbaj duart larg drejtësisë

Basha: Zotohem se si kryeministër do i mbaj duart larg drejtësisë

Kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar para shqiptarëve se do t'i mbajë duart larg drejtësisë në rast se vjen në pushtet pas 25 Prillit.

Ky reagim i Bashës vjen pas debatit të hapur së fundmi ku palët akuzojnë njëra-tjetrën si bllokues të reformës në drejtësi. 

Teksa ka shpërndarë në Twitter videon e një deklarate për mediat, krahas saj Basha shkruan: "Zotohem sot para jush se akti im i parë dhe i fundit si kryeministër do të jetë garantimi i pavarësisë së plotë të drejtësisë, me duart larg nga drejtësia, me funksionimin deri në fund të reformës në drejtësi dhe institucioneve."

Ndërsa në video Basha deklaron: Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në kohën e pandemisë vodhën me tendera sekretë paratë për ushqimin e njerëzve. Sot SPAK ka marrë të pandehur zyrtarë të rangut të dytë në ministrinë atëherë të drejtuar nga Olta Xhaçka për akuzën që ne çuan në prill të vitit të kaluar. Për akuzën se në kulmin e pandemisë kur njerëzve duhej t’ju çoje ushqim dhe para për t’i mbështetur. Në kulmin e karantinës, kjo qeveri bëri atë që ka bërë çdo ditë këto 8 vjet, ka vjedhur dhe ka shpërdoruar paratë e shqiptarëve. Ky është shkaku pse Shqipëria ndodhet në këtë gjendje. Ky është shkaku i krizës që ka mbërthyer shtëpitë tuaja, tavolinat tuaja, xhepat tuaj. Ky është shkaku i paralizës së biznesit, të sipërmarrjes. Ky është shkaku pse gjithçka ka ngecur në vend numëro dhe Shqipëria mban frymën. Por jo më! Në 25 prill kjo do të ndryshoj. Në 25 prill vota juaj është garancia për këtë ndryshim. Në 25 prill garanti jam unë dhe qeveria që do dal nga vota juaj. Duke filluar nga unë i pari kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë e deri te zyrtari më i fundit do të jemi të hapur para drejtësisë , do ja çlirojmë drejtësisë duart për t’ia vënë prangat kujtdo zyrtari të korruptuar që vjedhë bukën e gojës së fëmijëve tuaj, që e kthen vendin në një parajsë të trafiqeve, të krimit, të paligjshmërisë, në delen e zezë të Europës siç konstatojnë raport pas raporti dhe sot raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. Ligji dhe zbatimi i hekurt i ligjit i pret të gjithë ata që për 8 vite kanë shkaktuar vuajtje, dhimbje, varfërim, papunësim, shpopullim. Zotohem sot para jush se akti im i parë dhe i fundit si Kryeministër do të jetë garantimi i pavarësisë së plotë të drejtësisë, me duart larg nga drejtësia, me funksionimin deri në fund të reformës në drejtësi dhe institucioneve.

 

Të fundit