Flash News

Ditari i Opozitës

"Bashës i është refuzuar viza nga SHBA", Harxhi: Informacion nga burime diplomatike. Do të ketë surpriza të këndshme

"Bashës i është refuzuar viza nga SHBA", Harxhi:
Edith Harxhi

Nga Korça, ku zhvilloi një takim me strukturat, kandidatja për kryetare e PD, Edith Harxhi përsëriti edhe një herë deklaratën e fortë se kryedemokrati Lulzim Basha nuk shkon dot në SHBA. Ajo tha se këtë informacion e ka nga burime diplomatike.

"Burime dhe informacione të ndryshme duke përfshirë edhe ato diplomatike", tha Harxhi.

Në një pronocim për gazetarët, ajo ka hedhur sërish akuza se gara në PD është e pabarabartë. Harxhi tha se edhe nëse nuk fiton, do vijojë të kontribuojë në PD. Por ajo shtoi se do të ketë surpriza të këndshme.

"Unë do të vazhdoj punën time brenda PD-së  për ta rikthyer sërish në pushtet, në një kohë sa të mëparshme. Do të qëndroj brenda strukturave të partisë dhe do të vazhdoj me propozimet e mia, por besoj se kjo nuk do të ndodhi pasi në datën 13 qershor do të ketë surpriza shumë të këndshme", tha Harxhi.

 

Të fundit