Flash News

Ditari i Opozitës

Bashës i shterojnë burimet njerëzore, nuk gjen dot anëtarët për komisionet të reformave Zgjedhore dhe Territoriale

Bashës i shterojnë burimet njerëzore, nuk gjen dot

Marrëveshja e arritur nën rrogoz mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për zgjatjen e vettingut çoi edhe në vendimin për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare, atij për reformën territoriale dhe atij për reformën zgjedhore.

Partia Socialiste ka vendosur Damian Gjiknurin si bashkëkryetar në komisionin e reformës zgjedhore, ndërsa te territorialja përflitet se do të jetë Bledi Çuçi. Për Zgjedhoren, PS ka bërë me dije edhe emrat e anëtarëve të këtij Komisioni.

Por, nga PD nuk ka ende asnjë emër në lidhje me emrat që do të mbrojnë interesat e opozitës në dy komisionet e reja të reformave. Shkaku? Lulzim Bashës është në krizë burimesh njerëzore, ose e thënë më thjeshtë, nuk ka njerëz të besuar që të vendosë në këto dy komisione kaq të rëndësishme.

Me largimin e Oerd Bylykbashit dhe Ivi Kasos, dy emrat që sot janë rreshtuar me Sali Berishën, Lulzim Basha as po gjen dhe as po vendos dot shpejt për emrat që do të ulë përballë socialistëve dhe Damian Gjiknurit.

Emrat që diskutohen janë ata të Gazment Bardhit, Ervin Salianjit dhe Dhurata Çupit, sepse Enkelejd Alibeaj me gjithë funksionet që i ka ngarkuar Basha, sot mezi po gjen kohën që të hajë bukë, duke u “sakatuar”, nga Postriba në Veri në Novoselë në Jug, si drejtues politik i PD-së në Shkodër e Vlorë.

Kjo është arsyeja që PD po pret që komisioni hetimor i inceneratorëve të përmbyllë punën më 25 prill dhe të propozojë për te zgjedhorja për anëtare edhe Dhurata Çupin, e ndoshta Jorida Tabakun te territorialja. Gjithçka mbetet në kuadër të zërave e thashethemeve në korridoret e PD-së, ndërsa zyrtare nuk ka asgjë. Marrë nga Vox News

Të fundit